Bashkimi Evropian (BE) dhe Britania e Madhe i kanë pauzuar bisedimet për një marrëveshje tregtare për Brexit, kanë thënë negociatorët e të dy palëve.
Një burim i lartë i Qeverisë britanike ka thënë për BBC se janë duke u larguar perspektivat e një përparimi drejt këtij aspekti të Brexit.
Por një burim nga Brukseli e mohoi këtë, duke e quajtur ditën e sotme si të rëndësishme pasi u vendos të pauzohen bisedimet për një periudhë.
Të dyja palët duhet të bien dakord dhe të ratifikojnë çdo marrëveshje deri më 31 dhjetor, kur përfundojnë rregullat aktuale të zhvillimit të tregtisë mes dy fuqive, shkruan BBC.