Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta sa i përket pandemisë Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas asaj që raportojnë autoritetet e vendit fqinj, 98 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa janë shënuar edhe 1,667 raste të reja.
Situatë e rënduar edhe në spitale, aty ku po trajtohen në terapi intensive 612 qytetarë.
Zonat më të goditura nga virusi vijojnë të jenë Atika dhe Selaniku.