Afër 1400 raste të reja me koronavirus në Greqi

Evropë

Afër 1400 raste të reja me koronavirus në Greqi

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit institucionet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar edhe për 1383 raste të reja me virusin Covid-19.

Sipas tyre 98 të infektuar me koronavirus nuk kanë arritur që ta fitojnë betejën me koronavirusin në shtetin grek, duke e çuar në 2902 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Mosha mesatare e qytetarëve që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 96.1% kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Autoritetet njoftojnë se 594 pacientë janë të intubuar në spitale, ndërsa mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat