Alarm i kuq në Itali, vendi fqinj pritet të përfshihet nga stuhi shiu dhe dëbore

Evropë

Alarm i kuq në Itali, vendi fqinj pritet të përfshihet nga stuhi shiu dhe dëbore

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Italia fqinje pritet që të përfshihet nga moti i keq këtë të diel. Siç raportojnë mediat vendase, i gjithë vendi pritet që të përfshihet nga shiu, bora dhe stuhi të forta.

Bazuar në parashikimet e disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile në vend ka lëshuar një paralajmërim të ri për kushtet e pafavorshme të motit. Alarmi i kuq është dhënë në Friuli Venezia Giulia dhe Bolzanos.

Nga mbrëmja pritet që të nisin reshjet e dendura të shiut, si dhe stuhitë në Toskana, Liguria, Lombardia, Veneto, Provincat Autonome të Trentos dhe Bolzano dhe Friuli Venezia Giulia. Reshjet e shiut do të zëvendësohen nga ato të borës në lartësitë 800-1000 metra. Njoftohet po ashtu se kryesisht priten reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe erëra të forta.

Kujtojmë se nga moti i keq do të përfshihet edhe vendi ynë duke nisur nga e hëna. Java pritet të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore të vendit.

Reshjet do të jenë të dendura gjatë natës kryesisht në trekëndëshin Vlorë-Gjirokastër-Fier ku sasia pritet të jetë 10, madje deri në 20 milimetra shi në orë në zona të caktuara. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat