Mali i Zi ka regjistruar 412 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa 8 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 1.347 mostra dhe janë regjistruar 412 raste të reja.
"Në institut janë raportuar 8 raste të reja të vdekjeve të pacientëve. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga koronavirusi është 521, ndërsa nga fillimi i vitit është 530", njoftuan nga instituti.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 10.540.