Mbi 29 mijë raste të reja me Covid-19 në Rusi

Evropë

Mbi 29 mijë raste të reja me Covid-19 në Rusi

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:30
Rusi

Në Rusi është regjistruar rekord i rasteve të reja ditore me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 29.039 raste të reja.

Shifra totale e të infektuarve ka arritur në 2.460.770. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 457 raste të vdekjes nga COVID-19, ndërsa totali i vdekjeve ka arritur në 43.141.

Në Gjermani ndërkohë janë regjistruar 17.767 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive ka raportuar se në 24 orët e fundit në Gjermani kanë vdekur 255 persona si pasojë e COVID-19. Shifra totale e të infektuarve në Gjermani ka arritur në 1.171.323, ndërsa e të vdekurve në 18.772.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat