“Bisedimet Britani dhe BE për Brexit janë drejt ditëve të fundit”

Evropë

“Bisedimet Britani dhe BE për Brexit janë drejt ditëve të fundit”

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Negociatat mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për Brexit janë në ditët e fundit, ka thënë të dielën ministri britanik i Bujqësisë.

Në një intervistë për BBC, George Eustice ka thënë se mendon që bisedimet për të arritur një marrëveshje tregtare janë në ditët e fundit.

“Por unë mendoj se nëse nuk mund t’i zgjidhim divergjencat thelbësore. Ne do të duhet të marrim një vendim në ditët e ardhshme”, ka thënë Eustice.

Këto komente erdhën pasi Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri britanik Boris Johnson thanë që bisedimet për Brexit do të vazhdojnë por se tri çështje do të jenë në rrugën për arritjen e një marrëveshjeje.

Von der Leyen dhe Johsnon patën të shtunën një bisedë telefonike për rifillimin e bisedimeve për Brexit, ku me anë të një njoftimi të lëshuar thanë se “përparimi është arritur në shumë fusha” por që “dallimet e konsiderueshme mbeten akoma”, shkruan Euronews.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat