Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 1.312 mostra dhe janë regjistruar 367 raste të reja.
Mali i Zi ka regjistruar 367 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa 3 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 1.312 mostra dhe janë regjistruar 367 raste të reja.
“Në institut janë raportuar 3 raste të reja të vdekjeve të pacientëve. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga koronavirusi është 524, ndërsa nga fillimi i vitit është 533”, njoftuan nga instituti.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 10.714.