Vret vajzën e partneres së tij e më pas edhe veten

Evropë

Vret vajzën e partneres së tij e më pas edhe veten

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 07:34
Jessica Novaro

Vrasje dhe më pas vetëvrasje në zonën e Savonës në Itali. Një 56-vjeçar qëlloi për vdekje vajzën e partneres së tij dhe më pas i dha fund edhe jetës.

Jessica Novaro, 29 vjeç, kishte ndërhyrë gjatë një sherri midis nënës së saj dhe partnerit të saj dhe në sherr e sipër mbeti e vrarë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Vellego, në Komunën e Casanova Lerrone.

Gjatë mosmarrëveshjes, Jessica Novaro dyshohet se ndërhyri në mbrojtje të nënës së saj dhe në këtë moment Testa e qëlloi duke përdorur një pistoletë të kalibrit 9, shkruajnë mediat italiane.

29-vjeçarja tentoi  të shpëtonte duke u larguar nga shtëpia,  por pak metra më tej u arrit nga vrasësi.

 Burri vrapoi pas saj dhe kur e pa atë ende gjallë i drejtoi armën në kokë dhe hapi zjarr duke e lënë të vdekur në vend.

Testa, një i ve që nga viti 2011, humbi gruan e tij në një aksident bujqësor, u gjet i vdekur kur erdhën forcat e emergjencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat