“Pas 10 minutash babai juaj vdes, bëhuni gati”/ Telefonata shok e mjekut me vajzën e pacientit me Covid

Evropë

“Pas 10 minutash babai juaj vdes, bëhuni gati”/ Telefonata shok e mjekut me vajzën e pacientit me Covid

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:13
Ilustrim

Një prej rrëfimeve më shokuese që nga nisja e pandemisë Covid-19 në botë.

Babai i saj Francesco, pozitiv me Covid, u shtrua në spitalin Moscati në Taranto në mesnatën mes 1 dhe 2 nëntorit.

78-vjeçari komunikonte përmes telefonit me familjarët e tij, por ajo çfarë tregonte ishte me të vërtetë alarmante.

“Ejani më merrni, këtu vdes”.

Në datë 3 nëntor, vajza e tij, avokate, flet me një nga mjekët e spitalit që ndiqte nga afër gjendjen e të atit.

“Babai juaj nuk bashkëpunon. Nuk do të vendosë maskën cpap. Pas 10 minutash vdes, bëhuni gati”, raportohet ti ketë thënë mjeku, shkruan “Repubblica“.

Ky nuk është denoncimi i parë dhe i vetëm që familjarët e të sëmurëve me Covid-19 kanë bërë për mjekët dhe spitalet në Itali.

Nga nisja e pandemisë, Italia regjistron 1,728,878 infektime dhe 60,078 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat