Greqia vijon mbylljen, deri në 7 janar shkollat e restorantet

Evropë

Greqia vijon mbylljen, deri në 7 janar shkollat e restorantet

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Greqia do të vazhdojë mbylljen e përgjithshme edhe në ditët e ardhshme.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, deri në datën 7 janar do të jenë të mbyllura shkollat, restorantet, teatrot dhe kinematë, gjykatat, veprimtaritë sportive përveç atyre që janë miratuar sipas rregullave, qendrat turistike dimërore. Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga një prefekturë në tjetrën.

Sa u përket liturgjive fetare në kisha, hapjes së floktoreve apo të dyqaneve të biznesit të vogël do të analizohen të dhënat epidemiologjike në ditët e ardhshme.

Gjithashtu kush vjen nga jashtë Greqisë do të duhet të hyjë në karantinë 10 ditë ndërsa do të kryeje domosdoshmërisht rapid test.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat