Në Gjermani, përdoruesit dhe personeli në shtëpitë e të moshuarve dhe qytetarët mbi 80-vjeç do të vaksinohen së pari kundër koronavirusit.
Kjo është parashikuar nga rekomandimet e ekipit të ekspertëve në dokumentet e të cilëve Reuters kishte qasje.
Grupet e tjera me përparësi janë punëtorët shëndetësorë, siç janë ata që punojnë në institucionet e urgjencës mjekësore.
Si dhe personeli që trajtojnë grupe të cenueshme.