Ministrja e Brendshme pozitive me Covid-19, në vetizolim disa ministra

Evropë

Ministrja e Brendshme pozitive me Covid-19, në vetizolim disa ministra

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:29
Luciana Lamorgese

Pasi doli pozititve me Covid-19, Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese u larguar nga mbledhja e CDM-së para kohe.

“Ministrja, e cila është asimptomatike, u largua nga ndërtesa e qeverisë duke respektuar të gjitha masat paraprake dhe u vendos në izolim”, njoftuan burimet qeveritare.

Gjithashtu, në vetizolim janë edhe ministri i Drejtësisë, Alfonso Bonafede dhe ai i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio.

“Ky veprim i ministrave është si një masë paraprake, sepse në dhomën e takimeve të CDM-së secili ministër është i ulur në një distancë të sigurt”, shtuan burimet.

Pas lajmit për pozitivitetin e Lamorgeses, anëtarët e Këshillit të Ministrave do t’i nënshtrohen tw gjithë një testi COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat