Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock nuk mundi të mbajë lotët kur pa 90-vjeçaren Maggie Keenan të bënte vaksinën e parë Pfizer për koronavirusin në botë.
90-vjeçarja i shkaktoi emocione të mëdha Ministrit të Shëndetësisë, i cili së bashku me 81-vjeçarin Ëilliam u bënë gruaja dhe burri i parë në botë që u vaksinuan jo në provat klinike, por normalisht.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë po përdor sot si armën e Britanisë në luftën kundër koronavirusit vaksinën Pfizer, që ruhet si “bebja e syrit” në 50 spitale.
Sot, 5,000 njerëz pritet të vaksinohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Matt Hancock, i ngazëllyer, tha se në një vit 2020 të zi ai pa shpresë përmes fillimit të vaksinimeve që do të fillojnë të ndryshojnë jetën tonë për mirë.