Vaksina e Oksfordit / AstraZeneca kundër coronavirusit është e sigurt dhe efektive, duke dhënë një mbrojtje të mirë, kanë konfirmuar studiuesit në revisten The Lancet.
Sipas BBC, shumica në studim ishin më të rinj se 55 vjeç, por rezultatet e deritanishme tregojnë se vaksina funksionon mirë edhe tek të moshuarit.
Të dhënat sugjerojnë gjithashtu se vaksina e Oksfordit mund të zvogëlojë përhapjen e coronavirusit, si dhe të mbrojë njerëzit nga sëmundjet dhe vdekja.
Punimi, i vlerësuar nga shkencëtarët e pavarur, përcakton rezultatet e plota nga provat e avancuara të mbi 20 mijë njerëzve.
Rregullatorët shëndetësorë, të cilët do të kenë parë të njëjtat të dhëna, po konsiderojnë aprovimin e përdorimit emergjent të kësaj vaksine.
Mirëpo ende ka pyetje të rëndësishme në lidhje se çfarë doze duhet t’ju jepet si dhe kë do të mbrojë.
Kur rezultatet e proves së ndërmjetme u bënë publike në një njoftim për shtyp rreth dy javë më parë, studiuesit raportuan tre nivele të efikasitetit për vaksinën – një efikasitet i përgjithshëm prej 70 për qind, një më i ulët prej 62 për qind, dhe një i lartë prej 90 për qind.
Kjo pasi doza të ndryshme të vaksinës janë përdorur gabimisht në një pjesë të tesimit. Disa vullnetarëve iu dhënë injektime që ishin gjysma e ‘forcës’ së planifikuar gabimisht.
Megjithatë, ajo dozë “e gabuar” doli të jetë fituese – duke dhënë 90 për qind mbrojtje – ndërsa dy doza standarde dhanë 62 për qind.
Raporti i The Lancet zbulon se 1,367 njerëz – shumë prej mijëra personave në testim, morën gjysmën e dozes pasuar me dozën e plotë, e cila iu dha atyre 90 për qind mbrojtje ndaj COVID-19.
Numri relativisht i vogël do të thotë se është e vështirë të nxjerrësh përfundime të prera, raporton BBC.
Askush nga ai grup nuk ishte mbi moshën 55 vjeç – dhe ekspertët e dinë se janë njerëzit e moshuar ata që janë më të rrezikuar nga sëmundja.
Për sa i përket sigurisë, ka pasur një ndodhi të rëndë anësore te një person potencialisht i lidhur me vaksinën dhe një tjetër që zhvilloi temperature të lartë – që ende po hetohet.
Të dy këta pjesëmarrës janë duke u rikuperuar dhe janë ende në testim.
Studimi gjithashtu mati mbrojtjen nga infeksioni asimptomatik duke iu kërkuar vullnetarëve të testoheshin vazhdimisht për të parë nëse kishin COVID-19 pa u ndjerë keq.
Shumë nga këto raste janë vërejtur në grupin që nuk ishin vaksinuar.
“Rezultatet tregojnë se vaksina është efektive kundër COVID-19, veçanërisht pa infeksione të rënda dhe pa shtrime në spital në grupin e vaksivae”, tha Pascal Soriot, shefi ekzekutiv i AstraZeneca.
“Ne kemi filluar t’i shtrojmë këto të dhëna tek autoritetet rregullatore në të gjithë botën për të marrë aprovimin”, shtoi ai.