Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thirri Kryepeshkopin Ieronymos të martën.
Ata diskutuan se cila do të ishte mënyra e përshtatshme për të festuar Krishtlindjet këtë vit, mes pandemisë.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka thënë se qeveria do të njoftojë në fund të javës për vendimet e saj.
Do të njoftohet nëse do të rihapen kishat dhe bizneset si sallone bukurie dhe dyqane.