Hajdutët kanë grabitur aeroplanin ushtarak rus që do të përdorej nga zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, në rast të luftës bërthamore.
Grabitja e avionit Ilushin-80, post komandues lëvizës i projektuar posaçërisht për zyrtarët gjatë konfliktit bërthamor, ka ndodhur në një aeroport në Rusinë jugore, raportuan mediat lokale, sipas The Guardian.
Hajdutët arritën të thyejnë hapjen e ngarkesës së këtij avioni 'super sekret' dhe të marrin 39 pjesë të pajisjeve të radios. Nuk janë kapur akoma.
Zyrtarët e Ministrisë së brendshme ruse konfirmuan se aeroplani në kompleksin shkencor dhe teknik Taganrog ishte grabitur, por nuk specifikuan zyrtarisht se cili avion ishte.
Stacioni televiziv rus Ren-TV raportoi se policia gjeti gjurmë këpucësh dhe shenja gishtash në aeroplan.
Guardian shkruan se Rusia ka vetëm katër avionë Ilyushin-80 që janë të pajisur posaçërisht për të mbrojtur ata që hipin brenda në rast të një lufte bërthamore. Një aeroplan i tillë nuk ka dritare për të parandaluar që pasagjerët të verbohen nga shpërthimet atomike.
Këta aeroplanë gjithashtu kanë pajisje speciale të komunikimit për të mbajtur kontakte me forcat e armatosura, duke përfshirë forcat raketore të afta për të kryer sulme bërthamore. Falë një antene speciale në bisht të avionit, gjithashtu mund të mbajë komunikimin me nëndetëset e armatosura me raketa balistike.
Në rast të një konflikti të tillë, Putini dhe zyrtarë të tjerë politikë dhe ushtarakë pritet të hipin në aeroplanë të tillë dhe të komandojnë mbrojtjen e vendit nga ajri dhe mund të qëndrojnë në ajër për disa ditë (me mbushje me karburant ndërkohë).
Rusia mban shumë sekret shumë detaje në lidhje me këtë Ilyushin-80 të veçantë dhe nuk dihet se sa të ndjeshme mund të jenë pajisjet e vjedhura të radios.