Qeveria sllovake ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe shumicës së dyqaneve në tri javët e ardhshme, pasi numri i rasteve të reja me koronavirus nuk ndalet së rrituri, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Marek Krajci.
Për më tepër, nga 11 dhjetori do të ndalohet qëndrimi në kafene dhe restorante, madje edhe në tarraca të hapura, por do të lejohet shpërndarja e ushqimit.
Nga 14 dhjetori, një provë negative mbi COVID-19 do të jetë e detyrueshme në Sllovaki për të gjithë mysafirët e hotelit dhe përdoruesit e teleferikëve në qendrat e skive.
Dhe nga 28 dhjetori, testimi i rregullt do të urdhërohet në të gjitha kompanitë e mëdha sllovake.