Një tjetër shkelje e Ankarasë është denoncuar ditën e sotme nga autoritetet greke.
Turqia ka shkelur hapësirën ajrore greke, pasi sot sipas autoriteteve fluturuan tre avionë spiunë “CN-235”, raportojnë mediat greke.
E njëjta gjë ndodhi edhe të enjten e kaluar.
Ndërsa në total, Greqia akuzon Turqinë se ka kryer 41 shkelje nga fluturimet e avionëve në thyerje të hapësirës ajrore.
Athina shpreson që BE do të vendosë sanksione ndaj Ankarasë në Samitin e Dhjetorit.