Tre persona kanë humbur jetën pas një zjarri në një magazinë të braktisur ku strehoheshin qindra emigrantë.
Autoritetet konfirmuan se 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar – dy në gjendje kritike për jetën – në zjarrin e rënë të mërkurën në mbrëmje në Badalona.
Zjarrfikësit raportuan për një viktimë të tretë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që mendohet se mund të ketë pasur dhe persona të tjerë që kanë mbetur të bllokuar në vendngjarje.
Continuem treballant activament a la nau incendiada a Badalona. Durant tot el matí realitzem tasques per valorar l'estructura dels edificis afectats, amb ajuda d'unitat canina @mossos i drons. És essencial garantir la seguretat en la intervenció per l'alt risc d'esfondrament pic.twitter.com/eH4qUQUfxi
— Bombers (@bomberscat) December 10, 2020
Mendohet se magazina shërbente si strehë e rreth 100-200 emigrantëve, sipas autoriteteve bashkiake.
“Kemi lokalizuar 60 persona, por shumë të tjera kanë dalë nga dritaret dhe janë larguar”, deklaroi kryetari i Badalonës, Xavier Garcia Albiol. “Ndoshta më shumë se 100 persona kanë dalë jashtë”.
Rreth njëzetë skuadra zjarrfikëse kanë luftuar me zjarrin, i cili ishte aq i fortë saqë mundësitë për të gjetur të mbijetuar janë të pakta, tha kreu i zjarrfikësve, David Borrell.
Kryetarja e autoritet shëndetësor të rajonit të Katalunjës, tha se 17 persona janë lënduar, dy prej të cilëve në gjendje kritike e katër në gjendje serioze, pasi janë hedhur nga godina për t’i shpëtuar flakëve.