Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha të premten se dronët turq të tipit Bayraktar TB2 janë përgjegjës për shkatërrimin e qindra automjeteve të blinduara dhe sistemeve ajrore në Siri, Libi dhe vende të tjera.
“Rrënjtët e këtyre dronëve janë krijuar nga inovacioni turk”, tha ky ministër gjatë një seminatri të organizuar nga Instituti i Bashkuar Mbretëror për Shërbime të Mbrojtjes dhe Studime të Sigurisë me bazë në Britani të Madhe.
“Të ndaluar për të pasur qasje në programe të jashtme, ata (turqit) e bënë atë që ne e bënin aq mirë – ata bënë inovacion”, tha ai, duke shtuar që dronët turq kanë mundësi që të paraqesin sfida të vërteta për armikun.
“Modeli TB2 dhe municioni i tij shoqërues kombinon shkathtësi teknike me mundësi që nënkupton se komanduesit e tij mund të tolerojnë ca prishje, ndërsa paraqesin sfidë të vërtetë për armikun”, shtoi ministri britanik.
Duke i vlerësuar kërcënimet e sigurisë në botë, ai tha se përdorimi i mjeteve luftuese kibernetike, krimi i organizuar, luftërat elektronike, mercenarët dhe dezinformimi mund të shihen në secilin kontinent.
Duke e theksuar nevojën që Mbretëria e Bashkuar ta rishqyrtojë qasjen e saj ndaj fushës së mbrojtjes, Wallace paralajmëroi: “Kërcënimi ka lëvizur dhe ne duhet të lëvizim me të.”