Tridhjetë shtete do të marrin pjesë në manovrat detare në ujërat e Pakistanit vitin që vjen, duke përfshirë SHBA, Britaninë, Kinën e Japoninë.
Marina e Rusisë tha se gjithashtu do t’i bashkohet fushatës stërvitore të vendeve të NATO-s vitin që vjen, për herë të parë në 10 vjet.
Në deklaratën e djeshme, komanda jugore ushtarake e marinës ruse, konfirmoi pjesëmarrjen në manovrat madhore Aman-2021, që do të nisin në shkurt në brigjet e Pakistanit.
Mes 30 vendeve pjesëmarrëse, 10 do të dislokojnë flotat e tyre ndërsa pjesa tjetër do të jenë observues.
Mes të angazhuarve do të jenë Rusia, Pakistani, Kina e Japonia, tha agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, duke cituar deklaratën nga flota e Detit të Zi, e cila do të jetë pjesa ruse e përfaqësimit.
Në manovra do të përfshihen anëtarët e NATO-s si Britania, SHBA dhe Turqia.
Herën e fundit që Rusia në stërvitje me luftanijet e NATO-s ishte në 2011 në fushatën e quajtur ‘Bold Monarch’ në brigjet e Spanjës.
Por gjatë kësaj dekade Rusia ka kryer stërvitje të përbashkëta me Turqinë, me të cilën Moska ka marrëdhënie më të afërta sesa me vendet e NATOs.
Një zyrtar i NATO-s tha se blloku ushtarak i 30-vendeve nuk kishte plane për t’u stërvitur me Rusinë por pjesëmarrja e vendeve individuale vendoset nga vetë ato.
“Bashkëpunimi ynë praktik është pezulluar që prej aneksimit nga Rusia të gadishullit të Krimesë në 2014,” tha zyrtari i NATO-s.
Lidhjet mes Rusisë e Perëndimit janë në nivel të ulët prej disa kontradiktave politike dhe ushtarake.
Në një raport të këtij muaji NATO konfirmoi se Rusia me shumë gjasa do të mbetet kërcënimi kryesor i aleancës gjatë dekadës në vijim.