Foshnja e parë e infektuar me COVID-19 ka lindur ditën e djeshme (12 dhjetor) në Athinë në Spitalin Kombëtar Universitar Kapodistrian.
Nëna e të porsalindurit ishte mbartëse e virusit SARS-CoV-2.
Kjo është dhe hera e parë që një fëmijë lind me një test molekular poztiv për koronavirusin SARS-CoV-2 nga një nënë e infektuar.
Shtatzënia ishte 37 javëshe dhe nëna vinte me një histori të diabetit gestacional.
Nëna kishte ethe dhe kollë 8 ditë para se të sillte në jetë fëminë e saj.
Si ajo dhe burri i saj iu nënshtruan testit molekular me RT-PCR i cili rezultoi pozitiv për të dy.
Dje nëna arriti në spital për të lindur dhe testi molekual tregoi se COVID-19 ishte në regres.
Djali lindi me peshën 3410 gram dhe u dërgua në Njesinë e Kujdesit Instesin Neonatal për vëzhgim.