Me marrjen e lajmit të fillimit të shpërndarjes të vaksinës anti-covid, Gjermania ndërton qendrat e vaksinimit brenda më pak se një jave.
Nën çatinë e arenës së Berlinit janë ndërtuar qendrat e vaksinimit të masave me vaksinën anti-covid, shkruan “WashingtonPost”.
Brenda më pak se një jave, arena u transformua me të gjitha pajisjet e nevojshme për tu shndërruar në qendër vaksinimi.
Hapësira prej 21,500 metra katrorë u përgatit për përdorim, duke qenë një prej gjashtë qendrave të vaksinimit brenda Berlinit.
Lajmi i konfirmimit të vaksinës shkaktoi ndërtimin e qendrave të vaksinimit rreth gjithë qyteteve në Gjermani. Vaksinimi besohet të filloj brenda muajit.
Aftësia për përshtatje që tregoi Gjermania në këtë kohë mund të jetë shembull; për shumë shtete evropiane dhe SHBA, pasi që qëllimi i të gjitha shteteve është vaksinimi sa më i shpejtë i masave.
Koha është shumë e vlefshme kur bëhet fjalë për vaksinimin anti-covid, pasi që çdo minutë mund të ketë rëndësi në shpëtimin nga infektimi i qytetarëve.
Koha gjithashtu është e rëndësishme pasi që vaksina duhet të mbahet në të ftoftë gjatë gjithë kohës para vaksinimit.
Britania ka filluar shpërndarjen e vaksinave gjatë kësaj jave, dhe pret të filloj me hapjen e qendrave të vaksinimit të masave në fillim të vitit të ardhshëm.
Për krijimin e këtyre qendrave, Gjermania thotë se duhet të tregohemi sa më të shpejtë sepse spitalet nuk kanë hapësirë të mjaftueshme.