Për shkak të rasteve të shumta të infektuara me COVID-19, edhe spitalet në Zvicër janë ngarkuar nga numri i madh i pacientëve.
Drejtorë të pesë spitaleve më të mëdha në Zvicër i kanë kërkuar ministrit të Shëndetësisë të ndërmerr masa të reja kufizuese që të zvogëlohet numri i infektimeve me koronavirusi.
Në letrën e tyre drejtuar ministrit Alain Berset, drejtorët e spitaleve universitare të Cyrihut, Bernës, Bazelit, Lozanës dhe Gjenevës, kanë shkruar se pandemia po i detyron ata t’i shtyjnë operacionet për pacientët që kanë sëmundje të tjera.
Drejtorët kanë ngritur po ashtu edhe rrezikun e një vale të tretë të pandemisë e cila mund të shpërthejë vitin e ardhshëm dhe ta çojë vendin në kolaps shëndetësor.
Zvicra ka pasur rreth 5 mijë raste të reja me COVID-19 çdo ditë kohët e fundit.
Afërsisht 1.3% e popullsisë është infektuar në 28 ditët e fundit.