Lavrov pritet ftohtë në Sarajevë: Komshiq e Xhaferoviq refuzojnë takimin

Evropë

Lavrov pritet ftohtë në Sarajevë: Komshiq e Xhaferoviq refuzojnë takimin

Nga: B.S. Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:45
Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq

Anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq kanë refuzuar të takohen me ministrin e punëve të jashtmë të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Sarajevë.

Ata do të mbajnë një konferencë shtypi, në të cilën do të flasin për arsyet e refuzimit të takimit me kryediplomatin rus, Lavrov, njoftojnë mediet boshnjake.

Lavrov është planifikuar të takohet me ministrin e jashtëm të BeH-së Biser Turkoviq dhe planifikohet gjithashtu një takim të delegacioneve të ministrive të jashtme të BeH-së dhe Rusisë.

Epilogu i këtij skandali diplomatik është se anëtari serb i Presidencës, Milorad Dodik, e priti i vetëm Lavrovin.

Lavrov gjatë ditës së sotme pritet të udhëtojë në Beograd, ku do të ketë takime me kreun shtetëror të Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat