Pasi dy anëtarë të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës refuzuan të merrnin pjesë në një takim me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, ai është pritr vetëm nga lideri i serbëve të BeH-së, Milorad Dodik.
Këtë mëngjes, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq vendosën të refuzojnë takimin me Lavrovin dhe kështu të dërgojnë mesazh për atë që mendojnë për aktivitetet dhe paralajmërimet e tij të djeshme.
Dje, Lavrov u takua me anëtarin e Presidencës së BeH Milorad Dodik dhe atë të partisë kroate në HDZ në Bosnjë-Hercegovinë, Dragan Çoviq.
Lavrov dërgoi një seri mesazhesh të diskutueshme politike dje, ndër të tjera, duke thënë se Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në BeH duhej të ishte mbyllur shumë kohë më parë, sepse BeH-ja ka kohë që është bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit të KB, njofton portali sarajevas Klix.ba.
"Ky protektorat i huaj, i cili përfaqësohet nga Zyra e përfaqësuesit të lartë në BeH, është kapërcyer plotësisht. Ekzistenca e OHR-së tregon mosrespektim për popujt e BeH-së dhe sovranitetin e këtij vendi. Çdo përpjekje për të përmbysur Marrëveshjet e Dejtonit mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Ka qenë shumë vështirë të ndërtohet një ekuilibër i brsihtë dhe pa një komponentë mund të rezikohet i tërë stabiliteti", ka thënë Lavroc.
Të përkujtojmë se reagimet e Moskës vijnë pasi që administrata e re e presidentit të ShBA-së Joe Biden ka paralajmëruar se Marrëveshja e Dejtonit mund të pësojë ndryshime, duke forcuar institucionet e Federatës në krahasim me entitetet, si Republika Serbe, e cila synon shkëputjen dhe bashkimin me Serbinë.