​Hungari: Vetëm çiftet e martuara mund të birësojnë fëmijë

Evropë

​Hungari: Vetëm çiftet e martuara mund të birësojnë fëmijë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Parlamenti hungarez miratoi sot një ligj i cili praktikisht ndalon çiftet e gjinisë së njëjtë të birësojnë fëmijë.

Ligji, i propozuar nga qeveria e Orban, thotë se vetëm çiftet e martuara mund të birësojnë fëmijë dhe beqarët vetëm me lejen e veçantë të Ministrit për Familjen, raporton Reuters.

Hungaria nuk lejon martesat homoseksuale. Parlamenti ndryshoi gjithashtu kushtetutën, e cila tani përcakton familjen si bashkimin e një babai, i cili është një burrë dhe një nëne, e cila është një grua.

Personat homoseksualë deri më tani kanë qenë në gjendje të birësojnë fëmijë nëse njëri nga partnerët ka aplikuar për të adoptuar fëmijë si një person i vetëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat