“Të premten, më 18 dhjetor, Këshilli Federal do të vendosë mbi masat e mëtejshme për të luftuar pandeminë”
Këshilltari Federal Alain Berset ka mbajtur të hënën një konferencë video me drejtorët kantonalë të shëndetit lidhur me masat për luftimin e koronavirusit. Mbyllja e restoranteve, e ambienteve të kohës së lirë, atyre kulturore dhe sportive janë planifikuar si masat e ardhshme shtrënguese.
Situata është serioze dhe shqetësuese, janë pajtuar Berset dhe Lukas Engelberger, Presidenti i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetit, shkruan “Aargauer Zeitung”. Prandaj ata kanë deklaruar:
“Të premten e ardhshme, Këshilli Federal do të vendosë mbi masat e mëtejshme për të luftuar pandeminë”.