Italia po vazhdon të shënojë qindra vdekje brenda ditës nga COVID-19.
Ky shtet i ka regjistruar 846 raste të vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Ndërsa shifra e të infektuarve të rinj është 14 mijë e 844.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Italisë.
Në 24 orët e fundit në Itali janë testuar 162.880 mostra dhe prej tyre 14.844 kanë rezultuar pozitive.
Numri i të vdekurve në Itali ka arritur në 65 mijë e 857.
Italia është vendi evropian me më së shumti të vdekur si pasojë e COVID-19.
Po ashtu, në këtë shtet janë regjistruar 1 milionë e 871 të infektuar deri më tani.