Nja njëzet burra të armatosur kanë okupuar një kantier ndërtimi në qytetin Novi Pazar të Serbisë. Askush nuk e ka të qartë se çfarë po ndodhë, por gazeta kroate "Jutarnji list" duke cituar mediat serbe bën të ditur se rruga afër Varreve të mëdha, vendi ku kanë ardhur burrat e armatosur, është bllokura plotësisht, sepse disa dhjetra automobila janë parkuar pranë rrethojës. Të gjitha automjetet kanë targa të qytetit Tutin.
Bëhet e ditur se incidenti po ndodh në vendin ku po përgatitet ndërtimi i një Qendre të madhe islamike.
Thuhet se policia ende nuk ka inervenuar...