Më shumë se 300 pasagjerë u bllokuan brenda natës në Britani në anijen "Stena Line" pasi u përcaktua që gjashtë anëtarë të ekuipazhit ishin pozitivë me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore të portit njoftuan se nuk lejuan që anija, e cila do të nisej për në Belfast, të largohej nga qyteti anglez i Birkenhead, raporton BBC.
Pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit u tha që të zbresin nga anija në Birkenhead.
"Stena Line" njoftoi se po ndihmon udhëtarët të gjejnë një zgjidhje alternative për të udhëtuar dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit për të cilët ishte konfirmuar se janë të prekur me virusin, janë në gjendje të mirë dhe kanë simptoma të lehta.
Kompania deklaroi se janë 15 persona në izolim të cilët janë identifikuar si kontakte të ngushta.