Britanikëve u thuhet të festojnë pak, dhe shkurt, për Krishtlindje

Evropë

Britanikëve u thuhet të festojnë pak, dhe shkurt, për Krishtlindje

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, u ka bërë thirrje britanikëve të mos festojnë shumë e as gjatë, për Krishtlindje.

Në një adresim për qytetarët ai tha se kjo mënyrë e celebrimit ndihmon në luftën kundër koronavirusit.

“Një Krishtlindje ‘e zvogëluar’do të thotë një Krishtlindje më e sigurt dhe një Krishtlindje më e shkurtë është një Krishtlindje më e sigurt”, raporton AP, përcjellë klankosova.tv.

Liderët e katër “shteteve” të Mbretërisë së Bashkuar (Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore) të mërkurën janë pajtuar të lehtësojnë ndalesat për virusin me rastin e Krishtlindjeve, pavarësisht rritjes së fundit të rasteve.

138 mijë britanikë kanë marrë vaksinën për COVID-19 deri të mërkurën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat