Nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq ka bërë të ditur se Veselin Veloviqi më nuk është drejtor i Drejtorisë së Policisë.
Ai ka paralajmëruar emërimin e një drejtori të ri në detyrë për sot.
Abazoviqi ka shkruar në Twitter se Veloviqi, sipas marrëveshjes, sot edhe zyrtarisht e ka informuar se po largohet nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Policisë.
"Vijesti" thotë se Veloviqi e ka shpjeguar këtë vendim me transferuarimin në pozitën e re të këshilltarit te presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Javën e kaluar, pas takimit me Veloviqin, Abazoviq informoi publikun se ishte takuar me Veloviqin, e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe njoftoi se ai nuk do të drejtonte më Drejtorinë e Policisë (UP), si dhe se do të emërohej një drejtor i ri.
Mirëpo, Veloviq dukej se e kundërshtonte dhe se nuk do ta pranonte largimin.
Zëvendëskryeministri njoftoi se në seancën e sotme, me propozim të ministrit të ministrisë së punëve të brendshme (MUP), ai do të emërojë ushtruesin e detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë (UP) nga ndihmësit e drejtorëve, siç kërkohet nga Ligji për Punët e Brendshme.