Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka përgatitur edhe një surprizë të pakëndshme për votuesit e tij serbë dhe atë gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Bruksel, shkruajnë mediat e Beogradit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Krivokapiq indirekt mbështeti vendimin e ish-regjimit për përjashtimin e ambasadorit serb Vladimir Bozhovic, "në të njëjtën kohë duke treguar moskonsistencën e tij kur bëhet fjalë për Kuvendin e Podgoricës më 1918, e cila ishte arsyeja e skandalit diplomatik në Podgoricë", shkruan tablidi serb Informer.
- Gjithkush ka të drejtën e mendimit, por nëse kjo deklaratë fyen pavarësinë dhe sovranitetin e një vendi, natyrisht se do të merrni masat e duhura, pavarësisht se kush është ambasadori - tha Krivokapiq në selinë e BE-së, duke komentuar vendimin për shpalljen e ambasadorit Bozhovic person non grata.
Informer shkruan se kryeministri malazes nuk shpjegoi se si Bozhoviq fyeu sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit nën Llovçen.
Të përkujtojmë se përfaqësuesi diplomatik i Serbisë tha në fund të nëntorit se "Beteja e madhe dhe e lavdishme e Mojkovacit, si një shembull i sakrificës së kristiane për fqinjin dhe për lirinë, ishte një hyrje në çlirimin e Malit të Zi dhe Kuvendin e Podgoricës, si shprehje e lirë e vullnetit të njerëzve për t'u bashkuar me Serbinë vëllazërore".
Përndryshe, në zgjedhjet e fundit në të cilat u mund regjimi tre dekadësh i Milo Gjukanoviqit, Krivokapiqi udhëhoqi listën "Për ardhmërinë e Malit të Zi", kryesisht e përbërë nga parti që trashëgojnë vlerat e Kuvendit të Podgoricës.
"Mirëpo, Krivokapiqi padyshim ka ndryshuar shumë qëndrime nga fushata zgjedhore," shkruajnë mediat e Beogradit.