Karantinohet edhe kryeministri Castex pas kontakteve me Macron

Evropë

Karantinohet edhe kryeministri Castex pas kontakteve me Macron

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:11
Jean Catex

Karantinohet edhe kryeministri Castex pas kontakteve me Macron.

Kryeministri francez, Jean Catex, i konsideruar si rast kontakti i presidentit, Emmanuel Macron pozitiv me COVID-19, u vendos në izolim, edhe pse nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes, njoftuan sot shërbimet e tij.

”Presidenti francez, Emmanuel Macron rezultoi sot pozitiv me COVID-19 dhe do të izolohet për shtatë ditë”, njoftoi pallati presidencial Élysée, raporton ATSh.

”Pas diagnostikimit të mundësuar nga testet RTPCR, të realizuar që prej shfaqjes së simptomave të para, presidenti do të izolohet për shtatë ditë, por do të vazhdojë të punojë dhe të kryejë aktivitetet e tij në distancë”, shtoi presidenca në një komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat