Kryeministri i Francës, Jean Castex, ka dalë negativ pasi është testuar për koronavirus.
Rezultatin ai e ka marrë mëngjesin e së enjte, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, raporton BFMTV..
Castex do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë për shtatë ditë, pasi që kishte kontakt me Presidentin Emmanuel Macron, i cili sot u konfirmua se është i infektuar me COVID-19.
Po ashtu edhe Ministri Marc Fesneau do të vetkarantinohet.