Varhej: Vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor kur të nis shpërndarja në BE

Evropë

Varhej: Vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor kur të nis shpërndarja në BE

Nga: F.B Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Komisari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhej ka biseduar sot për koordinimin e strategjisë së vaksinimit me ministrat e punëve të jashtme  dhe punëve evropiane të vendeve të Ballkanit, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

Apo punojmë në sigurimin e vaksinës kundër covid-19 dhe ajo të jetë me kohë në gatishmëri edhe për Ballkanin, sapo të nis shpërndarja brenda BE-së” ka shkruar Varhej në rrjetin social Tviter.

Oliver Varhej ka shtuar në këtë publikim, se për arritjen e këtij qëllimi janë ndarë fondet e mjaftueshme dhe po koordinohen aksionet.

”Në situatën e pandemisë ne po qëndrojmë pranë Ballkanit perëndimor ardhmëria e të cilit është në BE” ka porositur Varhej.

Ai ka shtuar se BE do të ndihmoj fqinjët e vetë edhe më gjerë në përpjekjet që së bashku të fitojmë ndaj pandemisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat