“Tani jam më e sigurt” Ja kush ështe 108-vjeçarja që mori vaksinën anti-Covid

Evropë

“Tani jam më e sigurt” Ja kush ështe 108-vjeçarja që mori vaksinën anti-Covid

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:19
Mary Keir

Një nga më të moshuarat e Uellsit, Mary Keir 108-vjeç, ka marrë vaksinën anti-Covid.

E moshuara e cila më parë ka punuar infermiere ka qenë një ndër të parat që ka marrë vaksinën  Pfizer-BioNTech në shtëpinë e kujdesit Awel Twyi në Llandeilo, Carmarthenshire.

“Isha vërtet e lumtur qe mora vaksinën. Ne kemi pritur që ajo të jetë gati. Falënderoj Zotin për njerëzit që kanë qenë në gjendje ta sigurojnë atë për ne. Ne jemi shumë me fat. Tani ndihem shumë më e sigurt dhe më e lumtur ” – tha ajo.

Zonja Keir ka punuar si infermiere n në Spitalin Llandough në Cardiff, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Kjo është përvoja e saj e dytë e një pandemie pasi ajo  është përballur edhe me shpërthimin e gripit spanjoll në 1918.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat