Presidenti francez, Emmanuel Macron, i zili rezultoi pozitiv me Covid-19 ka shfaqur kollë, temperaturë të lartë dhe lodhje.
Ai ndodhet në vetë-izolin në rezidencën zyrtare presidenciale në La Lanterne – Versajë.
Gabriel Attal, njëherësh zëdhënësi i qeverisë, tha se Macron kishte simptoma të Covid-19 gjithashtu ai bëri të ditur se presidenti ishte shumë i lodhur dhe ka kollë dhe temperaturë.
Mjeku kryesor i Elysee, Jean-Christophe Perrochon, një mjek ushtarak i cili i bëri testin presidentit ditën e enjte në mëngjes po qëndron afër tij dhe është duke e mbajtur nën vëzhgim.
Një burim tha për AFP-së se mendohej që Macron ishte infektuar teksa mori pjesë në një samit europian në Bruksel javën e kaluar, gjatë të cilit ai i kaloi 20 orë me udhëheqësit e tjerë europianë.