Nga “viktimë” në kriminel, burri dënohet për aksidentimin me vdekje të hajdutit

Evropë

Nga “viktimë” në kriminel, burri dënohet për aksidentimin me vdekje të hajdutit

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 00:00
Pamje nga aksidenti

Një shtetas rumun ndoqi dy hajdutët që i vodhën motorin nga shtëpia e tij ka përfunduar me 10 vjet burg pasi vrau njërin prej tyre.

Mihai Dinisoae, 32-vjeç, u dënua ditën e mërkurë për vrasjen e 28-vjeçarit Josh Molloy, i cili u hodh nga motori gjatë përndjekjes.

Z. Molloy dhe bashkëpunëtori i tij, një 29-vjeçar, kishin vjedhur motorin nga shtëpia e Dinisoae në Baldwin Avenue, Fenham, më 5 maj.

Në videon e publikuar nga polcia shihet qartë momenti i përplasjes së automjetit dhe motorit në të cilin ndodheshin Molloy dhe bashkëpunëtori i tij.

Pasi i rrëzoi të dy, Dinisoae u largua duke i lënë të plagosur në rrugë.

Menjëherë 28 vjeçari u dërgua në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Dinisoae, i cili u arrestua disa orë pas përplasjes, i tha policisë se ai po i ndiqte por nuk ishte ai që e shkaktoi incidentin duke pretenduar se dy hajdutët kishin humbur kontrollin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat