Kjo është gjendja e Macronit pas infektimit me koronavirus

Evropë

Kjo është gjendja e Macronit pas infektimit me koronavirus

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:13
Emmanuel Macron

Presidenca e Francës njoftoi të shtunën se presidenti i këtij vendi, Emmanuel Macron, është në gjendje stabile shëndetësore pas infektimit me koronavirus.

“Gjendja shëndetësore e presidentit është e qëndrueshme në krahasim me të premten. Ai ka simptoma të ngjashme të Covid-19, të cilat nuk ia pamundësojnë përmbushjen e detyrimeve të tij”, thuhet në deklaratën e presidencës franceze.

Makroni të premten tha se është duke kaluar ditë të mirë pasi doli pozitiv në testin për koronavirus, por tha se është duke punuar me ritëm më të ngadalshëm sesa zakonisht, shkruan Reuters.

Për shkak të kontakteve me të gjatë një samiti të BE-së në Bruksel, disa liderë të vendeve evropiane janë vetizoluar si masë parandaluese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat