901 raste të reja dhe 58 viktima janë shënuar nga COVID-19 në Greqi

Evropë

901 raste të reja dhe 58 viktima janë shënuar nga COVID-19 në Greqi

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Gjatë 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 901 raste të reja pozitive dhe 58 viktima me koronavirus.

Numri i viktimave ditën e sotme është ulur ndjeshëm pasi dje janë regjistruar 96, ndërkohë edhe rastet e reja pësuan një ulje të vogël në raport me dje që kanë qenë 916.

Numri i pacientëve të shëruar nuk arriti të kaloj numrin e infektimve në vend pasi është 534.

Numri total i rasteve të koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka arritur 130485, ndërkohë që numri i viktimave së bashku me përditësimet e ditës së sotme është tashme 4102.

Qeveria greke së fundmi ka ndërmarr masa të reja për sa i përket COVID-19 dhe festave të fundvitit, duke kufizuar sa më shumë të jetë e mundur qytetarët dhe grumbullimet e mundshme gjatë festave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat