BE s’ka blerë vaksina të mjaftueshmë për 27 vendet anëtare

Evropë

BE s’ka blerë vaksina të mjaftueshmë për 27 vendet anëtare

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Bashkimi Europian ka deklaruar vazhdimisht përgjatë javëve të fundit se ka siguruar më shumë doza sesa i nevojiten, duke shpërndarë kështu një pjesë edhe për Ballkanin, por një shkrim i gazetës gjermane “Der Spiegel” ka zbuluar se kjo mund të mos jetë e vertëtë.

Revista kritikon Brukselin, duke thënë se Komisioni është duke mbajtur negociata të reja nën presionin e kohës. Siç vëren gazeta, BE ka blerë më pak vaksina sesa duhej dhe kështu Gjermania nuk do t’i ketë në dispozicion për të përfunduar vaksinimin e qytetarëve të saj deri në verën e ardhshme.

“Për muaj të tërë dukej se vendet e tjera do të kishin më shumë vaksina për të filluar vaksinimin dhe trajtimin e pandemisë në mënyrë më efektive,” tha ai .”Por Brukseli dhe Berlini ishin të ngathët, shpesh me argumente vetëkënaqësie, të bindur se Evropa që kontrollonte ilaçet më mirë dhe më saktë se kudo tjetër në botë. Çështja është që tani Gjermania nuk do të ketë një numër të mjaftueshëm të vaksinave për të ndaluar pandeminë deri në verë, sepse BE bleu më pak se sa duhej dhe tani po rinegocion nën presionin e kohës”, shkruan gazeta.

Gazeta kujton parashikimin optimist të Ministrit të Shëndetësisë Jens Spann se 60% e gjermanëve do të vaksinohen deri në verë. Ai vazhdon: “Miratimi i vonuar i vaksinës Biontech / Pfizernga Agjencia Evropiane e Barnave EMA është problemi më i vogël. Problemi më i madh është se BE bleu një numër më të vogël të vaksinave sesa duhej dhe pjesërisht nga një kompani e gabuar farmaceutike dhe duket se do të plotësojë mijëra doza që tani mungojnë. Një dilemë me pasoja dramatike tashmë është duke u zhvilluar për qeverinë gjermane. Pa vaksinim në një shkallë të gjerë  vjeshta dhe dimri i 2021 mund të kenë të njëjtin zhvillim si këtë vit me një numër të lartë të rasteve, kufizime kontakti dhe bllokim të fortë”, shkruan “Der Spiegel”.

Për komentatorin e “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, fillimi i vonuar i vaksinimeve krahasuar me Britaninë dhe SHBA-në nuk do të vihet re. “Përkundrazi, ajo që do të mbetet për një kohë të gjatë në kujtesën e unionit është që europianët nuk u ndanë në të mëdhenj dhe të vegjël, të varfër dhe të pasur,” vëren gazeta gjermand.

“Sidoqoftë, nuk ka asnjë arsye për vetëkënaqësi. Gjithkush e di se vaksina për të shpëtuar jetën duhet të jetë e disponueshme dhe e përballueshme për të gjithë njerëzit jashtë BE-së. BE-ja mund të jetë krenare që vaksinimet fillojnë në të gjitha 27 Shtetet Anëtare në të njëjtën kohë, mbase dy ditë pas Krishtlindjes. Çfarë progresi krahasuar me pranverën, kur kufijtë u mbyllën në mënyrë të njëanshme dhe vendet fqinje po konkurronin për pajisje mbrojtëse dhe ventilarë,” shkruan ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat