Holanda duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm ka ndaluar të gjitha fluturimet e pasagjerëve nga Mbretëria e Bashkuar, sipas një njoftimi për shtyp nga qeveria.
Nga Qeveria e Holandës thuhet se kjo gjë po bëhet në mënyrë që të minimizojë “sa më shumë të jetë e mundur” rrezikun e përhapjes së një lloji të ri koronavirusi të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan CNN.
Ndalimi i fluturimeve do të mbetet në fuqi deri në vitin e ri, sipas njoftimit.
Qeveria holandeze tha se i njëjti variant i virusit ishte zbuluar në Holandë në një mostër nga një rast nga fillimi i dhjetorit dhe se po kryen hetime të mëtejshme për të përcaktuar nëse ka ndonjë rast tjetër të lidhur.