Në Campli, në provincën e Teramos, në Itali, koronavirusi i mori jetën një familjeje të tërë.
Në 10 ditë, babai, nëna dhe djali humbën jetën.I pari që ndërroi jetë, më 8 dhjetor, ishte Giovanni Malaspina, 82 vjeç.
Disa ditë më vonë, më 13, gruaja e tij, Italia Di Pietro, 79 vjeçe dhe para dy ditësh, djali i të moshuarve 56 vjeçar, Tiberio Malaspina, i cili jetonte me prindërit e tij.
Tiberio Malaspina, i cili punonte në Agjencinë e të Ardhurave, u shtrua në spital në njësinë e kujdesit intensiv për pacientët Covid në spitalin “Mazzini” në Teramo, ku ai vdiq.
Ai ishte kthyer për të jetuar me prindërit e tij pas divorcit me bashkëshorten. Të gjithë banorët e Camplit u tronditën thellë nga historia.
“Një histori pikëlluese e kësaj familje që ka përjetuar humbjen e babait, nënës dhe djalit brenda pak ditësh. Fatkeqësisht, dhimbja ndahet me shumë qytetarë që u desh t’i jepnin lamtumirën e fundit një njeriu të dashur, shpesh pa qenë në gjendje ta bëni drejtpërdrejt, të detyruar për të qëndruar në izolim në shtëpi”, komentoi kryetari i bashkisë së Camplit, Federico Agostinelli.