5 të vaksinuar përjetuan reagim alergjik nga vaksina anti-covid, autoritetet fillojnë studimin

Evropë

5 të vaksinuar përjetuan reagim alergjik nga vaksina anti-covid, autoritetet fillojnë studimin

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Administrata amerikane e ushqimit dhe barërave (FDA) ka nisur një hetim në lidhje me pesë persona që patën reagim alergjik ndaj vaksinës anti-covid, raporton “DailyMail”.

FDA ka hasur në këto raste në shtetin e Alaskës dhe në një konferencë për media thanë se do të gjejnë arsyen pas reagimit alergjik sa më shpejtë që të munden.

Edhe pse nuk është e sigurt se a ka qenë reagimi nga vaksina, ata planifikojnë ta kuptojnë këtë me analiza të mëtutjeshme.

Shkencëtarët thonë se reagimi alergjik mund të jetë më normal sesa që është menduar deri më tani, sepse deri tash nuk ishte konsideruar mundësia e reagimit alergjik nga vaksina.

Reagimi alergjik nisi rreth 10 minuta pas marrjes së vaksinës. Pacientët u trajtuan menjëherë në sallat emergjente të spitalit, dhe u liruan nga spitali rreth 6 orë më vonë.

Këtë informacion e siguroi Fondacioni i partnerëve të shëndetit në një deklaratë me shkrim.

Dy prej personave që patën reagimin alergjik, ishin staf mjekësor.

Pavarësisht nga reagimi alergjik, specialistët prapë se prapë e rekomandojnë vaksinimin sepse kjo do të ndihmoj të gjithë shtetet të imunizohen ndaj virusit.

Në mënyrë që ne t’i kthehemi jetës normale sa më shpejtë, atëherë vaksinimi është shumë i rëndësishëm.

Dy raste të tjera janë shfaqur edhe në Britani.

Të gjithë personat që kanë histori të reagimeve alergjike ndaj barërave, kanë gjasë pak më të madhe që të kenë një reaksion alergjik ndaj vaksinës anti-covid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat