Varianti i ri i koronavirusit arrin edhe në Itali – autoritetet shëndetësore raportojnë për një rast të identifikuar

Evropë

Varianti i ri i koronavirusit arrin edhe në Itali – autoritetet shëndetësore raportojnë për një rast të identifikuar

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Ministria italiane e shëndetësisë ka raportuar se ata kanë gjetur një pacient të infektuar me të njëjtin lloj mutacioni të coronavirusit si në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas The Guardian, pacienti i infektuar u kthye ditëve të fundit në Itali nga Mbretëria e Bashkuar me partnerin e tij, kur zbritën në aeroportin Fiumiciano të Romës.

Bazuar në njoftimin e ministrisë, të dy gjenden në izolim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka deklaruar se raste me llojin e ri të coronavirusit që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, janë identifikuar edhe në Danimarkë, Holandë dhe në Australi.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë thanë se nuk kishte prova që varianti i ri ishte më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat