​Itali: Lloji i ri i virusit korona zbulohet te një udhëtar nga Britania

Evropë

​Itali: Lloji i ri i virusit korona zbulohet te një udhëtar nga Britania

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 21:16
Ilustrim

Italia ka zbuluar një pacient të infektuar me llojin e ri të koronavirusit që është shfaqur në Britani, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë italiane.

Pacienti dhe partneri i tij u kthyen nga Britania e Madhe në ditët e fundit në aeroportin Fiumicno të Romës dhe kanë qenë në izolim që nga ajo kohë, njoftoi ministria, raporton Reuters.

Fqinjët evropianë të Britanisë filluan të mbyllin dyert për pasagjerët nga Britania të dielën mes një alarmi për përhapjen e shpejtë të llojit të virusit korona në ishull.

Ndryshe, ​Irlanda kufizon trafikun me Britaninë që nga mesnata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat