Autoritetet italiane janë vënë nën alarm pas identifikimit të pacientit të parë të infektuar me variantin e ri të mutacionit që ka pësuar virusi Covid 19 e që deri më tani është shfaqur vetëm në disa territore të Britanisë së Madhe.
Pacienti i infektuar ka mbërritur disa ditë më parë nga Britania e Madhe së bashku me partnerin e tij përmes aeroportit Fiumicino të Romës.
Lajmi është bërë publik nga Departamenti shkencor i Spitalit Ushtarak Celio në Romë që bashkëpunon ngushtë me Institutin Suprem Italian të Shëdetit Publik.
Pacienti i infektuar është vënë nën izolim, e personi që bashkëojeton më të së bashku me familjarët më të ngushtë po kryejnë procedurat e rastit të imponuara nga autoritetet shëndetësore italiane.
Për të qetësuar opinionin publik, Drejtori i Departamentit të Politikave Parandaluese të Sëmundjeve Infektive në Institutit Suprem të Shëndetit Publik, doktor Giovanni Rezza, përmes një video ka sqaruar se “varianti i ri i Sars Cov2, që po qarkullon në këtë moment në Londër shfaq mutacione të proteinës sipërfaqësore Spike e mendohet se ka shkaktuar rritjen e nivelit të përhapjes së infektimit të virusit.”
Sipas ekspertit italian “varianti i ri i koronavirusit nuk e bën virusin më agresiv nga ana klinike e as nuk ndikon në përgjigjen e vaksinës kundër tij.”
Në mbrëmjen e të dielës datë 20 dhjetor 2020, Ministri italian i Shëndetësisë urdhëroj pezullimin e të gjitha fluturimeve nga Briania e Madhe drejt Italisë. Motiv i këtij vendimi është varianti i ri i Covid 19 që është shfaqeur gjatë ditëve të fundit në këtë vend.
Pandemia globale vazhdon të shënoj në Itali një numër të lartë viktimash e të infektuarish. Në 24 orët e fundit ajën regjsitruar 352 vitkima e mbi 15 mijë të infektuar, shifra më të ulëta se një ditë më parë por që sipas ekepertëve të shëndetësisë varen nga numri më i ulët i tamponeve të kryer.